Diane Kruger kërkon privatësi për vajzën e porsalindur

Diane Kruger kërkon privatësi për vajzën e porsalindur

Diane Kruger ka kërkuar nga fansat, paparacët dhe të gjithë të tjerët që të respektojnë privatësinë e vajzës së saj të sapolindur, për të mos publikuar fotografi online.

Aktorja 42-vjeçare dhe i dashuri i saj Norman Reedus së fundmi mirëpritën vajzën e tyre në botë.

“Të dashur fansa, adhurues, paparacë dhe të gjithë të tjerët. Në ishim të etiketuar në këtë foto. Këto imazhe janë bërë pa pëlqimin tonë dhe ekspozojnë një fëmijë të pafajshëm”, shkroi Diane në Instagram.

“Derisa disa njerëz duan të shohin vajzën tonë, ne si prindër, nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa të lejojmë që ajo të rritet në jetën private. Ju lutem mos i postoni këto foto dhe na ndihmoni të arrijmë këtë synim. Kushdo që i ka postuar ato, ju lutem hiqni. Ne jemi ashtu si çdo prind tjetër që dëshiron më të mirën për fëmijën e vet. Faleminderit për mbështetjen tuaj”.