Banorët u zunë pritën hajdutëve: Njëri kapet dhe i dorëzohet Policisë

Banorët u zunë pritën hajdutëve: Njëri kapet dhe i dorëzohet Policisë

Anëtarët e familjes Mustafa nga Dobërlluka e Vushtrrisë po del se janë mobilizuar fort, mëngjesin e hershëm të së hënës, duke i zënë në befasi disa hajna.

Madje, njërin prej tyre e kanë kapur. Tre hajna ishin, ku dy kanë arritur të arratisen, derisa njëri prej tyre është kapur dhe u është dorëzuar autoriteteve, raporton ‘Klan Kosova’.

Madje, hajdutët ishin edhe të armatosur, ku njëri ka gjuajtur me revole, megjithatë, nuk kishte të lënduar, përcjell albinfo.ch.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.