Vdekje e dyshimtë e një pacienti në spitalin e Prizrenit

Vdekje e dyshimtë e një pacienti në spitalin e Prizrenit

Policia e Kosovës njofton se dje ka ndërruar jetë një pacient i cili ishte duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, pasi që rasti në fjalë konsiderohet si vdekje e dyshimtë.