FIAT tërheq 124 Spider

FIAT tërheq 124 Spider

Vetura sportive me dy ulëse dhe çati të hapur nuk është më në ofertën e prodhuesit italian në Britaninë e Madhe.

FIAT nuk ka deklaruar zyrtarisht se pse tërheq modelin 124 Spider që është zhvilluar së bashku me pasardhësin e parë të Mazda MX-5, dhe një nga arsyet mund të jetë shitja e dobët.

Në gjithë Evropën për 2017 janë shitur rreth 7.800 automjete, nga të cilat numri më i vogël përfundoi në tregun britanik, transmeton KosovaPress.

Spekulohet se FIAT 124 Spider nuk përmbushi rregulloret e reja të WLTP për emetimin e gazrave të dëmshme.