​Sejdiu: Këtë vit do të kthejmë besimin e qytetarëve në shëndetësinë

​Sejdiu: Këtë vit do të kthejmë besimin e qytetarëve në shëndetësinë

Viti që lamë pas për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka qenë i sfidave, por edhe i sukseseve pasi aty janë punësuar 350 punonjës shëndetësorë.

Drejtori i këtij institucioni, Basri Sejdiu, premton që 2019-ta do të jetë pa lista të pritjes dhe me shërbime më cilësore në mënyrë që pacientëve t’u kthehet besimi tek institucionet publike shëndetësore.

Në një intervistë për KosovaPress, Sejdiu ka thënë se kur kishte ardhur në ShSKUK, shëndetësinë e kishte gjetur në gjendje të rëndë, gjë që e kishte shtyrë të kërkonte intervenim të shpejtë, për të identifikuar problemet me qëllim të përmirësimit të gjendjes.

Ai thotë se edhe Emergjenca ka qenë në gjendje të pakontrolluar, teksa shton se tash kanë bërë riorganizim.

Krahas sfidave, ai thotë se diçka e mirë është bërë, duke porositur tutje mjekët që të qëndrojnë në Kosovë.