​Arrestohet për vjedhje

​Arrestohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar në Vushtrri nën dyshimin për vjedhje të rëndë dhe vjedhje të rëndë në tentativë.

Më 9 janar 2019, rreth orës 01:25, në stacionin policor Vushtrri, është pranuar informata për një person, i cili tentoi të hapë derën e një pastiqerie.

Me reagimin e shpejtë të njësive policore është arritur të arrestohet i dyshuari B.Z.

Hetuesit policor, pas intervistimit dhe sigurimit të dëshmive materiale, kanë arritur të dëshmojnë - zbulojnë se i dyshuari, përveç veprës penale të lartshënuar, ka kryer edhe disa vepra penale tjera të natyrës vjedhje e rëndë dhe vjedhje e rëndë në tentativë.

Pas procedurave intervistuese, i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit.