Kërkesa për rritje të pagave e arsyeshme, por e papërballueshme

Kërkesa për rritje të pagave e arsyeshme, por e papërballueshme

Ushtruesi i detyrës së menaxherit në ndërmarrjen “Trepça”, Xhevdet Tahiri, ka bërë një rezyme të gjendjes financiare të ndërmarrjes “Trepça”. Ai po ashtu ka reaguar dhe për grevën e minatorëve, për të cilën ka dhënë edhe vlerësimin e tij. Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se do të ndihej i privilegjuar po të kishte mundësi të rritjes së pagave prej 20 për qind ashtu siç janë duke kërkuar minatorët, por sipas tij gjendja financiare në “Trepçë” dhe detyrimet nga e

Postimi i plotë i Tahirit pa ndërhyrje:

 

Me ardhjen time si u.d. menaxher i ndërmarrjes Trepça, situata financiare dhe operative e ndërmarrjes Trepça ishte në një kaos të madh. Borxhet e trashëguara ndaj operatorëve ekonomik ishin rreth 650 mijë euro, obligimet e grumbulluara me vite ndaj KEK-ut, ishin në vlerë 1,649,370.00 €. Edhe përkundër obligimeve të larta të trashëguara nga menaxhmentet paraprake, unë kam arrit ta drejtoj ndërmarrjen drejt rimëkëmbjes.
Edhe pse vetëm një muaj të plotë jam në krye të ndërmarrjes, kemi arritur të ngrisim produktivitetin në ndërmarrje, duke ngritur disiplinën dhe vijueshmërinë në punë. Përgjatë këtij muaji sa jam në krye të ndërmarrjes, me një riorganizim të ri, kemi arrit të rrisim prodhimin mbi 9.27%, duke i reduktuar shpenzimeve operative të ndërmarrjes rreth 4.2%.
Sa i përket grevës së minatorëve e cila po vazhdon qe 10 ditë, është e çartë se është e orkestruar nga qarqet politike brenda dhe jashtë “Trepçës”, të cilët nuk e dëshirojnë një “Trepçë” të zhvilluar me një bilanc pozitiv dhe me minatorë të dinjitetshëm.

Epiqendra e kësaj krize në minierën e Stantërg-ut është sindikata e minierës, e cila më së paku është e angazhuar të mbroj të drejtat dhe interesat e minatorëve. Kjo sindikatë në krye me kryetarin e saj Shyqyri Sadiku-n, i cili është udhëheqës i horizontit 7/8/9 të minierës, njëherësh është edhe anëtar i bordit të ndërmarrjes “Trepçës”, po ashtu edhe anëtarë i qetës së shpëtimit, ku për të tri pozitat të cilat i mban paguhet për çdo njërën nga ndërmarrja Trepça (në vlerë prej 1,725.25 € neto), si i tillë ky person i shtyrë dhe i sponsorizuar nga rrymat politike tenton ta ndal ngritjen dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes duke i nxitur disa punëtorë për grevë për qëllime kryesisht të tij personale partiake. Prandaj unë si menaxher ndërmarrjes i ftoj të gjithë punëtorët e ndërmarrjes “Trepça”, pa përjashtim të distancohen nga qëllimet e ti të cilat janë kryesisht politike dhe kanë për qëllim falimentimin e ndërmarrjes “Trepça”, në mënyrë që ti hapet rruga privatizimit të saj.

Si dhe ftoj qeverinë e Republikës së Kosovës të ndërmarr hapa të menjëhershëm ndaj këtij njeriu dhe disa të tjerëve rreth tij, të cilët me mjetet spekulative po tentojnë të manipulojnë me minatorët e ndërmarrje duke i ftuar në bojkot të punës, kryesisht për qëllime të tyre personale dhe politike. Dua ta theksoj se humbjet e shkaktuar nga kjo grevë janë të paevitueshme, ndërhyrja politike në sindikatën e minierës, ndërmarrjes Trepça i ka shkaktuar humbje mbi 300 mijë €. Prandaj konsideroj që për ditët e humbura në grevën e organizuar nga vetë “punëtorët” (ku prapa tyre mendoj se qëndron krye sindikalisti Shyqyri Sadiku me disa sindikalistë të tij), dikush duhet të japë llogari dhe përgjegjësi para organeve të drejtësisë.

Sa i përket kërkesës së minatorëve për rritje të pagës për 20%, konsideroj se është kërkesë e arsyeshme, duke marr parasysh kushtet në të cilat punojnë dhe veprojnë minatorët. Do ta konsideroja si privilegj personale po të kisha pas mundësi ta jetësoj një kërkesë të tillë. Por realiteti financiar në ndërmarrjen “Trepça”, nuk mund ta përballoj një ngritje të tillë.

I ftoj të gjithë punëtorët e ndërmarrjes “Trepça”, t’i përgjigjen ftesës sime të sinqertë, që ti kthehemi punës sepse ne jemi të thirrur për punë e mos të manipulohemi nga politika dhe sabotuesit profiter. Se vetëm me punë mund të arrihet çdo gjë, e edhe ngritja e pagave.
Çdo punë ka përgjegjësi por edhe mos puna duhet të ketë përgjegjësi.

U. D. Menaxher Mr.Sc. Xhevdet Tahiri

FacebookTwitterEmail

Autor: RTKlive