Kina pëson humbje të madhe pas 20 vitesh

Kina pëson humbje të madhe pas 20 vitesh

Shitjet e makinave në Kinë janë përballur me rënie masive për herë të parë pas 20 vitesh. Shitjet ranë me 6%, pra janë shitur vetëm 22.7 milionë makina në vitin 2018, njofton Shoqata e Automjeteve të Kinës.

Mendohet se rënia është shkaktuar për shkak të ekonomisë së Kinës, e cila ka goditur edhe prodhuesit e makinave rreth botës. Lajmi vjen pasi kompania Apple paralajmëroi se shitjet do të bien për shkak se Kina ngadalësoi celularët e tyre.

Prodhuesit e makinave si Ford, Volksëagen, Jaguar Land Rover dhe General Motors raportuan rënie gjatë muajve të fundit në Kinë, por pritet që të ardhurat të përmirësohen gjatë vitit 2019.


MË SHUME NGA Ekonomi