Viti i Ismail Qemalit, përkujtim edhe për Edith Durham

Viti i Ismail Qemalit, përkujtim edhe për Edith Durham

Pasi u përmbyll një vit i rëndësishëm, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe vitit mbarëkombëtar kushtuar atij, duke përmendur në veçanti sjelljen e shumë albanologëve që mbajtën leksione, tanimë historia na çon në data të rëndësishme përkujtimore dhe personazhe po ashtu të rëndësishme të kujtesës sonë kolektive.

 “Ne do të fillojmë që herët, në fillimin e këtij viti, me figurën e Ismail Qemalit, që përbën 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit. Viti 2019 është 75-vjetori i përkujtimit të një figure tjetër të shquar, Edith Durham, mbretëreshës së pashpallur të shqiptarëve. Të organizojmë një ekspozitë për sa i përket kontributit të partizanëve në batalionin e Antonio Gramshit, në luftën antifashiste në Shqipëri”, tha Dorian Koçi.

Por, a e përmbushi qëllimin e tij “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeut”?

“Le të mos harrojmë që kanë ndodhur përkujtime të Skënderbeut, në të gjitha vendet ku ka shqiptarë nëpër botë. Automatikisht, edhe sikur ato të mos ishin të një niveli të lartë, tregojnë edhe njëherë një nivel të lartë përfaqësimi të shqiptarëve rreth kësaj figure”, tha më tej Dorian Koçi.

Ndërkohë që disa nga institucionet e kulturës janë nën rikonstruksion, godina aktuale e Muzeut Historik Kombëtar vazhdon ende të jetë pa ngrohje, gjë që e bën pothuajse të papërshtatshme përdorimin e sallave për ekspozita.

“Ende vazhdon projekt-ideja e linjës muzeale dhe në zbatim të saj, atëherë do të merren edhe hapat konkret për restaurimin e plotë të kësaj godine”, tha Dorian Koçi./Tch/


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare