​Rrugët në Malishevës janë të kalueshme

​Rrugët në Malishevës janë të kalueshme

Komuna e Malishevës ka njoftuar se reshjet e borës, sot kanë vështirësuar qarkullimin në rrugë, por asnjë nuk rrugë nuk është e bllokuar, përfshi edhe fshatrat e thella malore.

Sipas Komunës, gjatë ditës së sotme, është punuar intenzivisht në hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve, por rënia e vazhdueshme e borës, e vështirëson qarkullimin.

Rrugët në fshatrat e thella janë hapur, si në Berishë, Fshati i Ri, Tërpezë, Lladrovc, Senik, Bardh, Temeqinë, Ngucat, Bellanicë, Pagarushë, Guriq, Gajrak, Llapçevë, Panorc, Vërmicë, Gollubovc, Tërpezë e Ulët, Drenoc, Gurbardh dhe fshatra tjerë.

Përveç zyrtarëve përgjegjës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, gjatë tërë ditës, pastrimin e rrugëve e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Po ashtu, organet komunale, në vazhdimësi janë në kontakt me përfaqësuesit e fshatrave, kryesisht atyre fshatrave të cilat janë larg qendrës komunale.

Momentalisht, nuk është asnjë rrugë e bllokuar, por reshjet e vazhdueshme të borës, vështirësojnë qarkullimin në rrugë.