Martin Lawrence dhe Will Smith fillojnë punën për ‘Bad Boys 3’

Martin Lawrence dhe Will Smith fillojnë punën për ‘Bad Boys 3’

Will Smith dhe Martin Lawrence kanë filluar punën për Bad Boys 3, rreth 15 vjet pasi pjesa e dytë u publikua. Vazhdimi i filmit është me Smith dhe Lawrence të cilët përsërisin rolet e tyre si Detectives Mike Lowry dhe Marcus Burnett, dhe filmi është vendosur për t’u publikuar në 2020.

Ky lajm vjen pasi Smith zyrtarisht konfirmoi pjesën e tretë të filmit në nëntor të 2018-ës.
Michael Bay ishte regjisor i dy filmave të parë, ndërsa Adil El Arbi dhe Bilall Fallah (nga Snowfall) është regjisor i filmit të ri.

Tani, të dyja palët kanë shënuar fillimin e prodhimit të filmit me një post të Instagram.