Arifi kundër taksës 100%, Behluli i thotë gënjeshtar

Arifi kundër taksës 100%, Behluli i thotë gënjeshtar

Shqipërim Arifi kryetar i Preshevës ka kundërshtuar sërish taksën 100 përqind të qeverisë së Kosovës për produktet serbe.

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, del kundër vendimit të Qeverisë për vendosjen e taksës 100% ndaj Serbisë, ku sipas tij ky vendim nuk është i mençur në aspektin e ekonomisë, por se për aspektin politik si masë ndaj Serbisë atë vendim e merr vetëm Qeveria, por i menjëhershëm ishte reagimi i Nexhat Behlulit që është pronar i TV Spektrit në Bujanovc.

Sipas tij, Shqipërim Arifi gënjen pasi nga ky regjion vetëm Fluidi prodhon dhe ky prodhues është liruar nga taksa.

"Oda Ekonomike e Kosovës sakt i din potencialet e Afarizmit Privat Shqiptarë të Luginës së Preshevës, prandaj e kotë është tendenca e fushatës kundër #Taksës100% sepse Qeveria e Kosovës është e njoftuar", tha ai.