“70 mijë njerëz do të presin Putin-in në Serbi më 17 janar”

“70 mijë njerëz do të presin Putin-in në Serbi më 17 janar”

Ditë më parë u bë e ditur se presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Serbinë më 17 janar.

Por përpos kësaj, mediat serbe kanë raportuar sot se atë do të presin më shumë se 70 mijë njerëz.

Tutje është theksuar se kjo pritje e Putin-it do të organizohet nga sektori joqeveritar dhe organizatat e ndryshme në Serbi.

Është planifikuar që pjesëmarrësit të mblidhen në Sheshin kryesor dhe bashkë të shkojnë drejt ‘Tempullit të Shën Savës’ për të pritur kreun e Rusisë.