Dy të arrestuar, kapen duke vjedhur bateri dhe derivate

Dy të arrestuar, kapen duke vjedhur bateri dhe derivate

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në zonën industriale Shirokë të Suharekës, të cilët u kapën duke vjedhur bateri dhe derivate të naftës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi  janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët  brenda në një depo”, thuhet në raport.

Sipas policisë, nga të dyshuarit është konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.