Misteret e Universit; Shkencëtarët paraqesin studimin për valët

Misteret e Universit; Shkencëtarët paraqesin studimin për valët

Shpërthime misterioze dhe të përsëritura energjie janë regjistruar nga shkencëtarët, që e paraqiten zbulimin e tyre në takimin e shoqatës amerikane të astronomisë në Seattle.

Edhe pse të tilla valë të shkurtra radiofonike të përsëritura nuk janë të rralla në kozmos, është vetëm hera e dytë që ato arrijnë të regjistrohen.

Misteri që rrethon një fenomen të tille, perse ndodh dhe nga vijnë këto sinjale, i ka shtyre një pjesë të admiruesve të qiellit të mendojnë se ato krijohen nga qytetërime të avancuara jashtëtokësore. Mjaft eksperte megjithatë, mendojnë se këto valë intensive dhe të shpejta të radios, prodhohen nga rrotullimi i disa yjeve me fusha ekstreme magnetike në Rrugën e Qumështit.

Ato zgjasin më pak se gjysmë milisekonde – që është sa 0.1% e kohës që i duhet njeriut për të kapsitur sytë. Por ndonëse disave i duken më bindëse pretendimet se përgjegjës për këtë situatë mund të jenë vrimat e zeza apo yjet me dendësi të madhe neutronesh, profesor Avid Loeb, i qendrës Harvard-Smithsonian të astrofizikës në SHBA, beson se pas tyre qëndron një teknologji mjaft e avancuar aliene.

Ideja e një origjine artificiale të këtyre valëve ia vlen të merret parasysh dhe të verifikohet, thotë ai, duke lënë kështu të kuptohet se këto sinjale mund të jenë pikërisht nga jashtëtokësorët.