Vdes këmbësori i aksidentuar para dy javësh në Veternik

Vdes këmbësori i aksidentuar para dy javësh në Veternik

Ka ndërruar jetë në QKUK një person i cili u aksidentua para 14 dite në Veternik të Prishtinës.

Viktima derisa po ecte, papritmas nga pakujdesia ishte goditur nga një vozitës.

“Veternik, Prishtinë 27.12.2018 – 17:43. Vozitësi mashkull K-Shqiptar nga pa kujdesia me veturë e tij ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Këmbësori është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë të datës 27 dhjetor.

Për shkak të lëndimeve të marra, viktima nuk arrin t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Rr. Magjistrale Ferizaj Prishtinë, Veternik 27.12.2018-17:43. Në lidhje me rastin e dt. 27.12.2018, raportohet se si pasojë e aksidentit në trafik, viktima mashkull K-Shqiptar, i cili kishte qenë në QKUK me datën 09.01.2019 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë.