Jashari: Skenderaj po pastrohet nga bora

Jashari: Skenderaj po pastrohet nga bora

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka thënë se pavarësisht reshjeve të dendura të borës, kompanitë e kontraktuara me Komunën janë duke punuar intensivisht në gjithë territorin me qëllim të pastrimit të rrugëve për qarkullim të lehtë të automjeteve.

“Si Komunë kemi ndërmarrë gjitha masat e nevojshme dhe vazhdojmë të jemi në gjendje të lartë gatishmërie, për pastrim të rrugëve, sado që grupe të caktuara të individëve mundohen të bëjnë bërllok - ashtu siç edhe e kanë bërë, duke dërguar tek disa media informata dhe fotografi se “Skenderajn e mori lumi”, ka shkruar Jashari.

“Jemi të pafuqishëm vetëm përballë fuqisë së nënës natyrë, që ajo di edhe të na zhduk nga faqja e dheut, por jo edhe ndaj atyre që i pengon zhvillimi i Komunës së Skenderajt, të cilët madje janë në gjendje të lutën natë e ditë, për fatkeqësi. Skenderaj po pastrohet nga bora, sikurse nga llumi i njerëzve pa njerëz”, ka përfunduar ai.