S’ka reshje bore në Gjirokastër, por disa fshatra mbeten të bllokuara

S’ka reshje bore në Gjirokastër, por disa fshatra mbeten të bllokuara

Në Gjirokastër nuk ka patur reshje bore gjatë natës dhe situata është disi më e mirë vetëm për akset nacionale.

Ndërkohë që ngelen të bllokuara të gjitha njësitë administrative mbi 400 m edhe qarkullimi në pjesën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës nuk është i mundur.

Aksi Gjirokastër – Tepelenë është e kalueshme sot por rekomandohet shpejtësi e ulët pasi ka ende prani bore në rrugë dhe aksi është i rrëshqitshëm.

Rruga drejt Sarandës kalohet pjesërisht me zinxhirë. Policia kërkoi përdorimin e gomave të borës dhe drejtim të kujdesshëm. Edhe aksi drejt Kakavijes është i kalueshëm.

Situata është veçanërisht e vështirë për një numër barinjsh që në Dropull, Këlcyrë dhe Tepelenë.

Reshjet e shiut që ka rënë gjatë natës dhe që vijojnë edhe aktualisht shpresohet ta përmirësojnë ndjeshëm situatën gjatë ditës.