Tsipras: Në muajit janar marrëveshja e Prespës do të arrijë në GreqI

Tsipras: Në muajit janar marrëveshja e Prespës do të arrijë në GreqI

Procesi i ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Greqi, do të fillojë menjëherë pasi në Maqedoni të përfundojnë ndryshimet kushtetuese dhe rezultati zyrtarisht të arrijë nga Shkupi në Athinë. Kurse protokolli për anëtarësim në NATO, për shkaqe teknike do të ratifikohet më vonë.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri grek Alexis Tsipras mbrëmë në një intervistë për televizionin grek “Open”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai detajisht ka përshkruar hapat e ardhshëm që do të ndërmerr qeveria e tij që marrëveshja me Maqedoninë të hyjë në fuqi. Sipas vlerësimeve të tij, deputetët në Greqi gjatë këtij muaji do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes.

Vlerësimet e Tsipras janë se nuk do të duhet më shumë se një javë që Maqedonia ta njoftojë Greqinë për ndryshimet kushtetuese.

Në lidhje me detyrimin e dytë të Greqisë për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO, Tsipras tha se do të varet nga vetë Aleanca.

Kurse sa i përket ngjarjeve të fundit në koalicionin qeveritar në Greqi, Tsipras tha se nuk është hera e parë që nuk pajtohet me Panos Kammenos, por beson se ai nuk ka qëllim që të pengojë qeverinë.

Ndryshe, për vizitë zyrtare në Athinë do të qëndrojë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot duhet të takohet me Tsiprasin, ndërsa nesër me liderin e opozitës Kiriakos Mitsotakis.