Dështojnë disa seanca në Gjakovë, shkak greva

Dështojnë disa seanca në Gjakovë, shkak greva

Avokatët edhe sot kanë vazhduar grevën e tyre në gjykatat e Kosovës në shenjë proteste ndaj një vendimi të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) që u kufizon atyre qasjen nëpër mjediset e gjykatave në vend.

Për pasojë, shumë seanca të caktuara për dje dhe sot nuk janë mbajtur.

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë gjithsej janë shtyrë 10 seanca për mungesë të prezencës së avokatëve në procedurë.

Nga këto dhjetë 10 seanca, 7 prej tyre janë civile, dy 2 penale dhe një 1 në kundërvajtje.

Lajmin për kallxo.com e konfirmoi zyrtari për informim i gjykatës së Gjakovës Leke Muqaj.

Ndërsa pavarësisht grevës, në këtë gjykatë janë mbajtur 5 seanca të cilat i përkasin materieve të ndryshme për të cilat nuk ka qenë pengesë procedurale prezenca e avokatëve.

Ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë-dega Rahovec, gjithsej janë shtyrë 3 seanca për mungesë të prezencës së avokatëve në procedurë.

Nga këto tri 3 seanca, dy 2 janë civile, një 1 penale.

Sa i përket degës në Malishevë, gjithsej janë shtyrë 8 seanca për mungesë të prezencës së avokatëve në procedurë.

Nga këto tetë 8 seanca të gjitha janë civile, ndërsa janë mbajtur 6 seanca në të cilat i përkasin materieve të ndryshme dhe për të cilat nuk ka qenë pengesë procedurale prezenca e avokatëve.

Sipas OAK, “bojkoti i përgjithshëm” vlen për të gjitha gjykatat, prokuroritë dhe policinë në territorin e Kosovës.

Ky bojkot, sipas paralajmërimit do të vazhdojë deri në tërheqjen e urdhëresës dhe rekomandimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

KGJK-ja me vendim nuk po i lejon hyrjen e avokatëve në objektin e gjykatës pa ftesa, por edhe palëve dhe personave të tjerë u ndalohet hyrja nëpër gjykatë dhe zyre të gjyqtarëve pa ftesa apo pa aprovimin dhe lejen e kryetarit të gjykatës apo pa leje të gjyqtarit.