Jaguar mbyll 4.500 vende pune

Jaguar mbyll 4.500 vende pune

Jaguar Land Rover (JLR), prodhuesi më i madh i automjeteve britanike, njoftoi sot se do të mbyllë rreth 4.500 vende pune, kryesisht në Britani, duke u përpjekur për të trajtuar ngadalësimin e kërkesës në Kinë dhe interesin në rënie në motorët me naftë.

Kompania, e cila punëson rreth 40,000 njerëz në Britani, njoftoi gjithashtu se do të fillojë prodhimin e njësive të energjisë elektrike në fabrikën e saj të Wulverhampton dhe do të ndërtojë një fabrikë të re për prodhimin e baterive në Hams Hol, pranë Birmingamit