Nis shpërndarja e shujtave për qytetarët në nevojë në Prishtinë

Nis shpërndarja e shujtave për qytetarët në nevojë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka publikuar njoftimin me oraret se kur dhe ku do të ofrohen shërbimet në Kuzhinën Popullore, e cila ofron ushqim falas cdo mbrëmje.

Sipas njoftimit, nga java e ardhshme, Kuzhina Popullore do të ofrojë ushqim për personat në nevojë me orar të rregullt, sipas kalendarit të mëposhtëm:

Të hënën në Dardani
Ora 18:00, shkolla “Xhemail Mustafa”

Të martën në Kodër të Trimave
Ora 18:00, shkolla “Zenel Hajdini”

Të mërkurën në Dodonë
Ora 18:00, shkolla “Elena Gjika”

Të enjten në Kolovicë
Ora 18:00, shkolla “Xhavit Ahmeti”

Të premten në Kodër të Diellit
Ora 18:00, shkolla “Iliria”

Të shtunën në Hajvali
Ora 18:00, shkolla “Shkëndija”

Të dielën në Medrese
Ora 18:00, shkolla “Emin Duraku”.