E ofenduan për lëkurën e errët në rrjete sociale, ja reagimi i Miss-it

E ofenduan për lëkurën e errët në rrjete sociale, ja reagimi i Miss-it

Më e bukura e Algjerisë për vitin 2019 ka vendosur të reagojë ndaj kritikave dhe të mposhtë racizmin që i bëhet për shkak të ngjyrës së lëkurës. Ajo tha se është krenare që ia doli të fitojë konkursin dhe nuk ka ndërmend të kthehet.

"Unë nuk do të tërhiqem për shkak të njerëzve që më kanë kritikuar. Unë jam e nderuar që kam arritur ëndrrën time, dhe unë ndihem e nderuar nga Adrar, shteti nga ku kam ardhur", tha Khadija Ben Hamu për agjensinë e lajmeve algjeriane TSA.

Ofendimet në lidhje me ngjyrën e saj të errët të lëkurës, hundën dhe buzët janë bërë në Facebook dhe Twitter.

Algjerianët me ngjyrë të errët përballen me diskriminim në Afrikën e Veriut.