Sulmoi një mjek në Pejë, ky është vendimi i gjykatës

Sulmoi një mjek në Pejë, ky është vendimi i gjykatës

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 6 muaj burg me kusht të pandehurin M.U. , pasi kishte kanosur mjekun E.M. nga Peja.

Dënimi me burg nuk do te ekzekutohet në rast se i pandehuri brenda periudhës 1- vjeçare nuk kryen ndonjë vepër të re penale.

I pandehuri obligohet të paguajë shpenzimet procedurale dhe atë paushallin gjyqësor në shumë 20 euro, në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë aktgjykimit dhe 30 euro në emër të taksës për programin e kompensimit të viktimave të krimit, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë aktgjykimit.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Ndryshe, i pandehuri M.U. më datë 08.02.2016, rreth orës 08:30 minuta, në Spitalin Regjional në Pejë, me forcë dhe kanosje serioze pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, për shkak të një mosmarrëveshje rreth kontrollit mjekësor të bashkëshortes së tij.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.