Policia bastisë katër shtëpi në Vushtrri, konfiskohen armë e municion

Policia bastisë katër shtëpi në Vushtrri, konfiskohen armë e municion

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës të rajonit të Mitrovicës kanë ndërmarrë sot paradite një operacion në katër lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë kundër armëve ilegale, me ç’rast janë konfiskuar katër armë, tre pistoleta dhe një armë gjuetie, si dhe sasi e konsiderueshme e municionit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, të cilët sipas prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.