"Aksident" mes ish-të dashurës dhe gruas së Justin Bieber

"Aksident" mes ish-të dashurës dhe gruas së Justin Bieber

Të gjithë e dimë se Selena Gomez dhe Hailey Baldwin kanë të njëjtën shije për meshkujt, por duket se kjo gjë funksionon edhe për veshjet.

Javën e kaluar, të dyja zgjodhën një markë shumë të njohur për tu ndjerë rehat dhe ngrohtë gjatë përditshmërisë në këto ditë të ftohta dimri. Gruaja aktuale e yllit të popit, Hailey u fotografua me një bluze të firmës Balenciaga.

Më vonë, u fotografua edhe Selena Gomez e veshur me një golf të po së njëjtës firmë. Ka qenë një rastësi zbulimi se të dyja i përkasin të njëjtit stil, por lajmet në faqet rozë mund ti ketë mërzitur.

Ato komentohen shpesh në faqet rozë për Justin Bieber, i cili i ka kërkuar martesë Hailey-t, por nga ana tjetër përpiqet të kontaktojë Selenën.