Infermierët votojnë për përfaqësuesit e tyre në OIK

Infermierët votojnë për përfaqësuesit e tyre në OIK

Deri në orët e pasdites, 45 përqind e infermierëve kanë votuar për shtatë anëtarët e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, derisa të drejtë votimi kanë 429 infermierë.

Deri orën 15:00, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë gjithçka ka shkuar mirë.

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e komisionit, Valdete Krasniqi. Sipas saj, nëse interesimi i infermierëve për të votuar do të jetë edhe pas orës 19:00, komisioni do të vazhdojë punën edhe për një kohë.

Infermierja Pranvera Hyseni, e cila kishte ardhur për të votuar, u shpreh e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këtë qendër të mjekësisë familjare, derisa ka bërë të ditur për KosovaPress, pritjet e saj nga përfaqësuesit që do të zgjedhën.

Ndryshe, bëhet e ditur se publikimi i rezultateve do të bëhet pas numërimit të votave, pas orës 19:00, në faqen zyrtare të Odës së Infermierëve të Kosovës.