7 problemet që i kuptojnë vetëm ata që kanë ditëlindjen në janar

7 problemet që i kuptojnë vetëm ata që kanë ditëlindjen në janar

Të lindurit në janar e dinë mirë se nuk është muaji më i mirë për të festuar. Sa herë keni dëgjuar të njëjtën fjali nga miqtë tuaj që justifikohen, sepse nuk mund të vijnë në festë?! Ja 7 arsye që pezmatojnë festën e të lindurve në janar, plus një ngushëllim:

1.Të gjithë janë të lodhur nga festimet, edhe ti!- Pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri askush nuk mund të durojë edhe një natë tjetër duke pirë. Ju vazhdimisht dëgjoni miqtë tuaj të ankohen se janë të ngopur me festimet, ushqimin dhe alkoolin dhe ju ndiheni njësoj.

2.Të gjithë janë në fazë pastrimi të trupit dhe nuk pinë alkool.  Nëse imagjinonit ta festonit ditëlindjen me tekila ose xhin, harrojeni!

3.Justifikimi me të cilin miqtë tuaj mund të tradhtojnë është orari i palestrës. Janari është muaji në të cilin qëllimet e mira janë akoma të vlefshme dhe të gjithë punojmë shumë për t’i mbajtur ato.

4.Askush nuk ka dëshirë të dalë, sepse bën shumë ftohtë! Janari është muaji më i keq i vitit, sepse jo vetëm që ktheheni në punë dhe në shkollë pas pushimeve, por duhet ta bëni këtë me kushte të pafavorshme të motit.

5.Nuk mund të veshësh fustanin tënd të preferuar. Ah, ditëlindjet në verë… Mund të veshësh fustane të shkurtra, seksi dhe një palë sandale me takë të lartë.

6.Flokët nuk do të qëndrojnë asnjëherë ashtu siç do. Shi, ftohtë, erë! 7.Të gjithë kanë pak para, sepse kanë shpenzuar shumë. Nuk mund të të bëjnë dhuratën që do të doje. 8.Por në fund miqtë e vërtetë do të jenë me ty. Okej, janari është ndoshta muaji më i keq për të festuar ditëlindjen, por për fat të mirë mund të mbështetesh tek ata tre ose katër miq, të cilët gjithmonë do të jenë të gatshëm për të festuar me ty.