Kosova e Gjermania kanë raporte të shkëlqyeshme në siguri e mbrojtje

Kosova e Gjermania kanë raporte të shkëlqyeshme në siguri e mbrojtje

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Kënaqësi të pres sot në ministri, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt. Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyeshme në siguri dhe mbrojtje. Theksova përkushtimin tonë për të thelluar marrëdhëniet bilaterale”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.