Çmimi i naftës, Bjellorusia kërcënon Rusinë

Çmimi i naftës, Bjellorusia kërcënon Rusinë

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko paralajmëroi Rusinë se mund të humbasë aleatin e saj nëse nuk ofron kompensim për rritjen e çmimeve të naftës.

Moska dhe Minsku janë në një mosmarrëveshje në lidhje me burimet energjetike që prishën marrëdhëniet e ngushta të dy fqinjëve dhe aleatëve.

Lukashenko tha se refuzimi rus i kompensimit mund të çojë në "humbjen e aleatit të vetëm në Perëndim".

Ai urdhëroi zyrtarët të gjejnë burime alternative të të ardhurave.

Ndryshe, udhëheqësi bjellorus, i cili udhëheq për gati 25 vjet në vendin e tij, mbështetet në kredi dhe energji të lirë nga Rusia.

Bjellorusia ka eksportuar produkte të lira në sajë të naftës së lirë ruse dhe Minsku zyrtar mund të humbasë miliarda dollarë në të ardhura për shkak të vendimit të Moskës për të rritur çmimet e naftës së papërpunuar.