Munir largohet nga Barca, por mbetet në La Liga

Munir largohet nga Barca, por mbetet në La Liga

Munir El Haddadi do të largohet nga Barcelona këtë afat kalimtar.

Sulmuesi 23 vjeçar, po gjen shumë pak hapësira te kampionët e La Ligas, duke mos zënë vend në formacionin e Ernesto Valverde.

Media e njohur sportive në Spanjë, ‘Marca’, shkruan se Barcelona nuk do t’i ofrojë Munirit rinovim të kontratës e cila përfundon në fund të sezonit.

Qëllimi i Barcelonës është që ta shes në janar, për të evituar largimin e tij falas.

Sevilla prej ditësh është konsideruar si një opsion për të ardhmen e lojtarit, por gara për 23 vjeçarin ka filluar të bëhet më e ashpër, me Atletico Madrid që po mendon të nis një ofertë drejt Barcelonës.