Monchi tregon pse Roma e shiti Nainggolanin

Monchi tregon pse Roma e shiti Nainggolanin

Verën e kaluar Roma shiti te Inter Radja Nainggolan, lojtarin më të mirë të tyre.

Inter, për shërbimet e mesfushorit belg pagoi 38 milionë euro, i cili u largua na Roma pas qëndrimit pesë vjeçar.

30 vjeçari që pritej të ishte një lider te Inter, është ballafaquar me shumë probleme në sezonin e parë shkaku i shumë lëndimeve.

Lëndimet nuk ishin problemet e vetme të Nainggolan të Inter, pasi ish mesfushori i Cagliarit është suspenduar nga ‘Zikaltërit’ për një ndeshje për arsye disiplinore.

Sjellja e tij, duket të ketë qenë arsyeja kryesore pse Roma vendosi ta largojë verën e fundit. Këtë e ka konfirmuar indirekt drejtori i ‘Giallorosëve’, Monchi.

“Më vjen keq nëse ai ka probleme. Radja është i fortë, problemet e menaxhojnë atë”, ka deklaruar Monchi për ‘Gazzeta dello Sport’.