Pasi ta lexoni këtë, nuk do t’ia jepni askujt fjalëkalimin e llogarisë

Pasi ta lexoni këtë, nuk do t’ia jepni askujt fjalëkalimin e llogarisë

Shpërndarja e fjalëkalimit të llogarisë së Netflix mund të jetë një hap i rrezikshëm për t`u marrë, që tani e tutje.

Në CES 2019 në Las Vegas, ofruesi i softuerit Synamedia zbuloi një sistem të ri, të dizajnuar për të mbyllur llogaritë të personave që ndajnë fjalëkalimet me dikë tjetër.

Firma vë në dukje hulumtimet e fundit nga Magid, i cili zbuloi se afërsisht 26 për qind e përdoruesve japin fjalëkalimet për shërbimet e transmetimit të videos me njerëz të tjerë.

Programi i ri do të jetë në gjendje të analizojë se cilët përdorues janë regjistruar dhe kush ka llogarinë e përbashkët.

Kompania thotë se sistemi mund të përdoret gjithashtu për të gjurmuar operacionet në shkallë të gjerë për fitim, për të zvogëluar humbjet ekonomike.