Përdoruesit e Snapchat do të ndihen më të sigurt pasi ta dëgjojnë këtë

Përdoruesit e Snapchat do të ndihen më të sigurt pasi ta dëgjojnë këtë

Aplikacioni popullor i shkëmbimit të mesazheve dhe fotografive ka prezantuar enkriptimin end-to-end në shërbimet e tyre. Snapchat e bëri këtë në përpjekje për të ndaluar interferimin e hakerave në fotografitë dhe videot e shkëmbyera mes përdoruesve.

Në vitin 2016, Amnesty International renditi Snapchat-in si njërën nga kompanitë që ndërmarrin më së paku veprime në privatësinë e mesazheve.

“The Telegraph” raportoi që më parë, jo vetëm se fotografitë dhe videot nuk ishin të enkriptuara, por gjithashtu ato qëndronin në serverin e kompanisë për 30 ditë.

Amnesty International përshkruan enkriptimin “end-to end” si një mënyrë për të përkufizuar të dhënat në mënyrë që vetëm dërguesi dhe marrësi të jenë në gjendje të shohin përmbajtjen.

Artikulli gjithashtu raporton se aktualisht enkripti vlen vetëm për “snap”-ë, dhe se format e tjera të mesazheve si mesaazhi dhe bisedat e grupit nuk do të përfshihen në këtë formë të enkriptit.

Inxhinieria e sigurisë Snapchat-it, Subhash Sankuratripati, u citua të kishte thënë se funksioni i ri do të siguronte “siguri më të madhe rreth privatësisë për përdoruesit tanë”.

WhatsApp kishte prezantuar enkriptimin “end-to-end” më 2016-ën. Së shpejti Facebook Messenger pasoi me të njëjtin enkriptim.