Hudson Odoi – Bayern, Sancho ka një paralajmërim për lojtarin

Hudson Odoi – Bayern, Sancho ka një paralajmërim për lojtarin

Hudson Odoi është lojtari që po kërkohet me ngulm nga gjiganti i Bundesligas, Bayern Munich.

Bavarezët kanë ofruar dy ofertat deri më tani në drejtim të Chelsea, e fundit që përfshinte 35 milionë euro, dhe që të dyja u refuzuan.

Së fundmi, në çështjen  Hudson – Bayern, është përfshirë edhe një nga talentët që po shkëlqen këtë sezon, Jadon Sancho, i cili aktivizohet me Dortmund.

Sancho e ka paralajmëruar të riun anglez se kalimi në Gjermani nuk do të jetë aspak i lehtë për të.

“Të gjithë kanë zgjedhje të ndryshme…. Transferimi në Gjermani nuk është i lehtë. Njerëzit mund të mendojnë se është e lehtë sepse unë po bëj mirë, por nuk është ashtu” ka thënë Sancho.

“Duhet të kesh mentalitet të fortë. Gjithashtu duhet të sakrifikosh shumë gjëra si për shembull familja. Është shumë e vështirë” ka thënë tutje i riu anglez.

Së fundmi rreth kalimit të Odoi në Bundesliga ka folur edhe trajneri i Chelsea, i cili ka shprehur dëshirën që lojtari të qëndrojë në Londër.

Mbetet të shihet deri në fund të këtij muaji se cila do të jetë zgjedhja e Hudson Odoi.