Chelsea-t i pamundësohet transferimi i Arnautovic

Chelsea-t i pamundësohet transferimi i Arnautovic

Chelsea po kërkojnë me doemos transferimin e një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar.

Ndër emrat më të përmendur ishin të Gonzalo Higuain të Juventus (paraqitet tek Milan në formë huazimi) dhe Marko Arnautovic që luan me West Ham.

Por, së fundmi, skuadra e cila po udhëhiqet nga Maurizio Sarri ka pranuar një lajm aspak të mirë.

West Ham kanë bërë të ditur se nuk e kanë ndërmend ta shesin sulmuesin Arnautovic , shkruan “Goal”.

Reprezentuesi i Austrisë kishte kaluar tek West Ham, nga skuadra e Stoke City, 18 muaj më parë.

Ai këtë sezon ka treguar formë shumë të mirë dhe ka realizuar shtatë herë në 15 paraqitje me West Ham.