BE nis hetim për taksën e "Nike"-s në Holandë

BE nis hetim për taksën e "Nike"-s në Holandë

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka nisur një hetim zyrtar rreth taksës që Holanda aplikon për kompanitë e Grupit Nike

Bashkimi Evropian ka nisur një hetim mbi sistemin e taksave që Holanda aplikon ndaj "Nike"-s, një nga kompanitë më të mëdha në sektorin e këpucëve sportive, transmeton Anadolu Agency.

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka nisur një hetim zyrtar rreth taksës që Holanda aplikon për kompanitë e Grupit Nike.

Në deklaratë thuhet se praktikat në Holandë i njohin të drejtën kompanisë "Nike" që të paguajë taksa të ulëta ku dhe për këtë arsye është nisur një hetim për shkak të shqetësimeve që sigurojnë privilegje që dëmtojnë konkurrencën.

Në vendet anëtare të BE-së rregulloret tatimore nuk duhet të sigurojnë ndonjë interes për asnjë kompani dhe nuk duhet të prishin konkurrencën në sektor. Ndërsa është detyrë e KE-së të kontrollojë nëse rregulloret janë në përputhje me rregullat.


MË SHUME NGA Ekonomi