Ministria e Infrastrukturës i del në ndihmë Komunës së Gjakovës

Ministria e Infrastrukturës i del në ndihmë Komunës së Gjakovës

Ministria e Infrastrukturës, pas kërkesës zyrtare nga ana e Komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve.

Siç njofton MI, Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri në një metër.

“Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit. Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë.

Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MI, janë në gjendje të mirë për qarkullim’, thuhet në njoftimin e MI-së.