Edhe Gabriel Jesus reagon ndaj kritikave për Man City

Edhe Gabriel Jesus reagon ndaj kritikave për Man City

Manchester City është kritikuar për fitoren e thellë ndaj Burton Albion (9:0).

Është thënë se “Citizens” kanë shfaqur mungesë respekti për kundërshtarët e tyre, por kështu nuk mendojnë lojtarët dhe trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë.

Pas reagimit të Guardiolas, një reagim ka ardhur edhe nga sulmuesi i skuadrës, Gabriel Jesus.

“Ne çdo herë e respektojmë kundërshtarin. Ne e dimë se kemi më shumë kualitet se Burton, por kur nuk punon dhe kur nuk luan mirë, është e vështirë të fitosh lojën” ka thënë fillimisht Jesus.

“Këtë gjë kemi bërë ne. Kemi punuar mirë, kemi luajtur mirë dhe fituam. U futëm në fushë duke menduar për fitoren dhe e arritëm atë” ka thënë ndër të tjerash braziliani.

Jesus ishte realizatori i katër golave në këtë ndeshje, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes.

Edhe Zinchenko, De Bruyne, Mahrez e Foden ishin lojtarët që u regjistruan në listën e realizatorëve.