Në zgjedhjet evropiane të krijohet lidershipi kundër emigracionit

Në zgjedhjet evropiane të krijohet lidershipi kundër emigracionit

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se vendi i tij kërkon t’i kthejë zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian në një votim mbi emigracionin.

“Synimi i Hungarisë është që të marrë shumicën e vendeve në Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian për kandidatë që kundërshtojnë emigracionin”, tha sot Orban në një konferencë të rrallë për shtyp në Budapest, transmeton ATSH.

“Ndarja tradicionale e partive mes të djathtës dhe të majtës ka sjellë një ndarje mes atyre që mbështesin emigracionin dhe atyre që e kundërshtojnë”, tha ai.

Orban kërkon të reduktojë influencën e BE-së mbi politikat migratore të shteteve anëtare dhe tha se “emigracioni është çështja më e rëndësishme për Evropën në 15-20 vitet e ardhshme”.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të zhvillohen në maj.