Mustafa ngushëllon familjen Llumnica

Mustafa ngushëllon familjen Llumnica

Me rastin e vdekjes së kryetarit të nëndegës së LDK-së në Barilevë të Prishtinës Adem Rasim Llumnica, kryetari i LDK-së Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Llumnica.

“Dje morëm një lajm të hidhur se ndërroi jetë Adem Rasim Llumnica, veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Barilevë të Prishtinës.

Ademi ishte aktivist i LDK-së që nga fillimi, njeri punëtor, komunikativ, i përkushtuar për LDK-në dhe për Kosovën. Ishte punëtor shumëvjeçar i QKUK-së.

Me vdekjen e Ademit, LDK humbi një aktivist të mrekullueshëm, por kontributi i tij do të jetë trashëgimi për brezat e ardhshme.

Në emër të LDK-së i shprehi ngushëllime familjes Llumnica, Nëndegës së LDK-së në Barileve dhe Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë” është shprehur Mustafa.