Keira Knightley tregon se kishte probleme mendore në të njëzetat

Keira Knightley tregon se kishte probleme mendore në të njëzetat

Keira Knightley është përfolur se ende po vuan shkaku i ndarjes nga i dashuri në moshën 22-vjeçare.

Aktorja zbuloi se bota e saj u rrënua kur ishte 22 vjeçare duke folur për marrëdhënien me bashkëshortin, James Rightonin.

Artistja 33-vjeçare ka zbuluar detaje rreth betejës me shëndetin mendor gjatë asaj kohe.

 

“Duke e kthyer mbrapsht, gjithë periudhën midis moshës 19 dhe 23 vjet ishte e turbullt. Nuk e mbaj mend atë sepse mendoj se mekanizmat e mia të përballimit ishin mbyllur. Bota ime ‘përfundoi’ kur isha 22 vjeçare. Gjithçka pushoi së punuari tek unë dhe ndjeva sikur të isha bërë copë e grimë; sikur truri im të ishte shkatërruar”, tha ajo.
 
Aktorja e “Dominos” vazhdoi të zbulojë se u largua nga karriera artistike në një orvatje për të ndihmuar gjendjen e saj mendore.
“Kam kaluar një vit duke udhëtuar anembanë botë. Ishte një pikëpyetje shumë e madhe nëse do të kthehesha në punë, por gjithmonë e kam dashur aktrimin. Trupi im po ndryshonte dhe as nuk e dija se si ndihesha”, tha Keira.

Duke reflektuar në kohën e saj të vështirë dhe pas shumë terapive, Keira ia kishte arritur qëllimin dhe së fundi është duke xhiruar projekte të reja filmike.