Kërkohej për drogë, pranga trafikantit në Vlorë

Kërkohej për drogë, pranga trafikantit në Vlorë

Policia e Vlorës ka ndaluar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim pasi akuzohet për prodhim e shitje droge.

I arrestuari është F. B., 48 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë ndalimin e këtij shtetasi bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë nr.344, datë 27.12.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal“, njofton policia

Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.