Toptha çokollate me fëstëkë

Toptha çokollate me fëstëkë

Ëmbëlsirat me fëstëkë janë ide e shkëlqyeshme për adhuruesit e aromës së tyre karakteristike.

Topthat nga fëstëkët kombinohen shkëlqyeshëm me qumësht dhe shijen e bëjnë të papërsëritshme.

Kjo është receta…

Përbërësit:

– 1 filxhan e gjysmë fëstëk të bluar,
– 1 të bardhë të vezës,
– 1 filxhan e gjysmë sheqer pluhur,
– 50 gogla çokollatë të zezë,
– ¼ e filxhanit fëstëkë të grirë,
– 1 filxhan qumësht të ftohtë.

Përgatitja:

1. Fëstëkët e bluar, të bardhët e vezës dhe sheqerin pluhur përzieni derisa tretja të bëhet në formë brumi.

2. Nxehni furrën në 350 gradë. Ndani tretjen në gjashtë pjesë të barabarta dhe vendosni në kallëpe për ëmbëlsira.

3. Piqni 20 minuta, nxirrni nga furra dhe lini të qëndrojnë 1 orë, para se brumin nga fëstëkët ta nxirrni nga kallëpet.

4. Shkrini goglat e çokollatës në furrën e mikrovalës dhe përdorni për t’i lyer skajet. Mbuloni me fëstëkë të grirë. Lërini të ftohen një orë.