Dybala në vend të Icardit; zbulohet ideja e çmendur e Interit

Dybala në vend të Icardit; zbulohet ideja e çmendur e Interit

Mosrinovimi i Mauro Icardit po bëhet një makth i vërtetë për Interin. Për shumë arsye. Ndërkohë, për shkak se argjentinasi është kapiteni i ekipit dhe kjo nuk është një situatë e lehtë për ta menaxhuar, për shkak se këtë javë ka pasur edhe gjoba të rënda për rikthimin me vonesë në trajnim të tij, Icardi ka reaguar në Instagram. 

Në fjalët e tij, sulmuesi shkoi aq larg, sa të thoshte: "Rinovimi im do të jetë aty, duke pritur që Interi të dorëzojë një ofertë të saktë dhe konkrete për mua". Këto nuk janë fjalë, që mund t'i bëjnë udhëheqësit zikaltër të lumtur, se propozimin e tyre për lojtarin e kanë bërë tashmë, por është konsideruar i paplotë nga Wanda Nara. Dhe mbi të gjitha, siç e kemi kuptuar tashmë, në pak javë, që kur Marotta është tek Interi, këto qëndrime nuk do të tolerohen.

Kjo është arsyeja pse, sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, mund të ketë një skenar të çmendur në horizont. Largimi i Icardit në këtë pikë është një nga opsionet në tavolinë, edhe pse presidenti Zhang tha se ishte optimist në lidhje me gjetjen e marrëveshjes për rinovimin e kapitenit. 

Dhe, në rast të ndarjes me sulmuesin argjentinas, duke u paguar klauzola prej 110 milionë eurosh e tij, Interi do të duhet të gjejë një zëvendësues, duke pasur në dorë një fuqi jo të parëndësishme ekonomike. Në këtë pikë hyn në skenë Marotta, i cili do të mendojë për nisjen e një sulmi mbi Paulo Dybala, argjentinasin e Juventusit. Natyrisht, kjo pistë ka një mijë e një pengesa përpara, por për momentin është një skenar zikaltër.

Juventusi mund ta nxjerrë Paulo Dybala në merkato gjatë verës së ardhshme, çka nuk është aspak e pamundur, sidomos në rast të një oferte të majme financiare. Por, a do të jenë gati bardhezinjtë për ta transferuar një lojtar si Dybala tek armiku historic? Kjo gjë ha diskutim. 

Interi do të duhet të vlerësojë çmimin e kartinit të tij, i cili nuk do të jetë më pak se 130 milionë euro, duke pasur parasysh moshën e lojtarit dhe çmimet që tani ekzistojnë në futbollin europian. E fundit por jo me më pak rëndësi, Marota duhet të verifikojë vullnetin e “Joya” për të kaluar tek Interi. Diçka që për momentin është e pamundur të sqarohet.

Me pak fjalë, kjo është vetëm një ide e çmendur në kokën e Marotta. Ky i fundit e di mirë se një tjetër argjentinas po “eklipsohet” tek Interi, Lautaro Martinez. Ky i fundit, vetëm për "fajin" e Icardit ka gjetur pak hapësira. Dybala mund të përshtatej krejtësisht me karakteristikat e tij, duke formuar një tjetër “tango” argjentinase...