Kjo është gruaja që mund të dëgjojë vetëm zërin e femrave

Kjo është gruaja që mund të dëgjojë vetëm zërin e femrave

Një grua është diagnostikuar me një lloj humbjeje dëgjimi ndaj zërit të meshkujve, gjendje e ashtuquajtur si shurdhësi selektive.

Pacientja, së cilës i është identifikuar vetëm mbiemri, Chen, pasi u zgjua një ditë nga shtrati kuptoi se nuk po mund ta dëgjonte zërin e të dashurit të saj.

Zonja Chen, nga qyteti Xiamen, në bregun lindor të Kinës, 416 milionë kilometra larg Hong Kongut, shkoi drejt në spital.

Mjekët u përpoqën të kuptonin simptomat e saj, të cilat ishin të kundërta me format më të zakonshme të humbjes së dëgjimit, sipas raportimeve të medieve lokale.

Një specialist e diagnostikoi atë me shurdhësi selektive, në të cilën ajo mund të dëgjonte vetëm frekuenca të larta.

Gjendja besohet të prekë vetëm një në gati 13,000 pacientë me probleme dëgjimi, duke iu referuar shifrave zyrtare në nivel botëror.