Familja vret dhe copëton trupin e adoleshentes indiane

Familja vret dhe copëton trupin e adoleshentes indiane

Policia në Indinë lindore ka njoftuar se një vajzë e re është gjetur e vdekur, ndërsa trupi i saj ka qenë i copëtuar dhe i dëmtuar. Sipas tyre, vajza është vrarë nga familja e vet për arsye të mbrojtjes së nderit.

Fotografitë e mbetjeve të trupit të saj janë shpërndarë shumë në rrjetet sociale, ndërsa dyshohet se ajo është hedhur në acid. Vrasja brutale e saj në njërin nga rajonet më të pazhvilluara të Indisë po krahasohet me dhunimin dhe vrasjen e studentes së Delhit në vitin 2012. Familja e saj thotë se ajo është dhunuar dhe është vrarë dhe se policia është treguar e ngadalshme në gjetjen e saj prej kohës kur ishte zhdukur më 28 dhjetor.

Sidoqoftë, policia ka deklaruar se ata besojnë që familja e saj është përgjegjëse për vrasjen. “Është një vrasje nderi. Vajza kishte ikur me dikë më 28 dhjetor dhe ishte kthyer pas tri ditësh. Kjo i ka zemëruar prindërit e saj dhe e kanë vrarë me ndihmën e një kasapi”, tha shefi i policisë së qytetit, Rajiv Kumar.

Ai tha se autopsia e ka përjashtuar mundësinë e dhunimit dhe se motra e saj i ka treguar policisë që e ka parë viktimën herën e fundit më 31 dhjetor duke qëndruar me kasapin. Mediet indiane raportojnë shpesh për vrasje të burrave dhe grave që martohen pa lejen e familjeve të tyre, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.