David Luiz dëshiron të kthehet te klubi ku u bë i njohur në Evropë

David Luiz dëshiron të kthehet te klubi ku u bë i njohur në Evropë

Sipas “A Bola”, duke i bërë jehonë asaj që thotë vetë braziliani, mbrojtësi i Chelsea, David Luiz, ka si prioritet kryesor kthimin te Benfica, një klub që e braktisi në janar 2011 për të luajtur në Londër, për 25 milionë euro.

Media në fjalë portugeze thotë se qëllimi i tij është ta përfundojë karrierën në këtë vend. Futbollisti brazilian, i cili në sezonin e kaluar u ul në stol nga Antonio Conte, është bërë një qendërmbrojtës i padiskutueshëm për Maurizio Sarri, këtë sezon, duke luajtur me minuta të plota në të gjitha ndeshjet e Premier League, përveç asaj kundër Wolverhampton, në fillim të dhjetorit, pasi qëndroi në stol. 

David Luiz është 31 vjeç dhe kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti, kështu që mund të negociojë me këdo për t'u çliruar në verë. Me siguri, përveç Benfica, edhe skuadra të tjera janë të interesuara për të.