Betis fiton konkurrencën me Ajaxin për talentin meksikan!

Betis fiton konkurrencën me Ajaxin për talentin meksikan!

Real Betis djeg Ajaxin në garën për talentin meksikan Diego Lainez. Sulmuesi 18-vjeçar i cili ka veshur edhe 2 herë fanellën e Meksikës ishte pranë kalimit te Ajax në dhjetor por Betis fitoi garën duke ofruar më shumë për kartonin e sulmuesit të Club America.

Kalimi i tij në Spanjë u bë zyrtar për 17 milionë euro ndërsa ish klubi i Lainez do të përfitojë edhe 25% të të ardhurave në rast se Betis e shet në një tjetër klub. Talenti meksikan u shpreh tepër i lumtur për aventurën e tij të parë në Europë teksa hodhi firmën deri në vitin 2024.