Publikohet “Giant” e Calvin Harris (VIDEO)

Publikohet “Giant” e Calvin Harris (VIDEO)

Calvin Harris u rikthye me projekt të ri muzikor!

34-vjeçari nga Skocia i bashkoi forcat me Rag’n’Bone Man për hitin e tij të fundit “Giant”.

Së fundmi është raportuar që ai është nominuar për tre çmime në ceremoninë e ardhshme të iHeartRadio Music Awards 2019 – duke përfshirë atë për Artistin Dance dhe Këngën Dance të vitit me hitin e tij “One Kiss”, të cilin e realizoi me këngëtaren nga Kosova, Dua Lipa.

Kjo ceremoni pritet të mbahet më 14 mars.